Avokati Sefa: SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë! Ka dyshime se në Gjykatë Kushtetuese ka pasur tentativë nga grupet kriminale…

Avokati Indrit Sefa thekson se Struktura e Posaçme po vepron korrekt sipas ligjit në rastin e përgjimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.


Ai shton se ka dyshime nga SPAK se ka pasur tentativë në Gjykatë Kushtetuese nga grupet kriminale, që Kushtetuesja të marrë vendim, që bisedat në SKY Ecc të mos njihen si provë.

“SPAK ka vepruar korrekt në raport me ligjin. Nëse SPAK ka informacione nga burime të ndryshme, se ka tentativë të fortë për korrupsion, për të ndryshuar vendimmarrjen kushtetuese, patjetër që do të hetohet.

Ka dyshime se ka tentativë që grupet kriminale të rrëzojnë vendimin që SKY ECC mos të merret si provë. Ndaj, SPAK-ut i lind e drejta të përgjojë”, tha Sefa në emisionin “Open” në News24.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme