Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë se po përpiqet të sulmoi tubacionet e naftës dhe gazit që kalojnë në Azi.
“Armenia po përpiqet të sulmojë dhe të marrë kontrollin e tubacioneve tona,” tha Presidenti Ilham Aliyev në një intervistë me transmetuesin turk Haberturk.
“Nëse Armenia përpiqet të marrë kontrollin e tubacioneve atje, unë mund të them se rezultati do të jetë i rëndë për ta,” tha ai.
Ministria armene e mbrojtjes ka mohuar të shtënat në objektiva civilë, por tha se rezervon të drejtën për të shënjestruar çdo instalim ushtarak dhe lëvizje luftarake në Azerbajxhan.
Më shumë se 500 njerëz janë vrarë që kur luftimet shpërthyen më 27 shtator në dhe përreth Nago-Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por qeveriset dhe popullohet nga Armenët etnikë.