Një azilkërkues nga Kosova, 17 vjeç, së bashku me disa shokë, gjithashtu nga Kosova, kanë rrahur një 20 vjeçar nga Aurach am Hongar në Austri.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur i riu nga Kosova, bashkë me shokët e tij, u zunë me të riun tjetër austriak në qendrën rekreative në Regau.
I dyshuari kryesor dyshohet ta ketë goditur vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë austriakun me shumë forcë derisa ky i fundit ishte i shtrirë për toke. Raportohet se viktima ka pësuar lëndime të rënda.
Salzburg24.at raporton se ngjarja ka nisur për një cigare. Kjo pasi që, sipas dëshmitarëve, 17 vjeçari nga Kosova i kishte kërkuar një cigare austriakut, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar t’ia jepte.
Prokurori publik i Welsit ka urdhëruar arrestimin e 17 vjeçarit. Ai është dërguar në burgun e Welsit, ndërsa një shok i tij është në arrati.