Nga Fronti Evropian situatën e krijuar në Kuvend e cilësojnë si teatër të panevojshëm dhe thonë se qëllimi ishte që t’i pamundësohet fjala Ilire Dautit. Sipas Frontit , Gashi duhej ta vendoste si pikë të parë në rend dite dorëheqjen e Dautit pasi njoftimi në Kuvend ka arritur mëngjesin e sotëm. Fronti Evropian ende nuk ka vendosur se cili prej deputetëve do të zëvendësojë Dautin në komision. Ndërkohë “E Majta” është e kënaqur që interpelanca e tyre përfundoi me sukses.
Sigurisht se z.Ilir Demiri është zëvendës por unë thash që nuk kemi vendim se si do të vepron Fronti Evropian, rreth kësaj çështje. Mendoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe sot, ne si FE rreth pozicionimit tonë rreth kësaj çështjeje, tha Elmi Aziri – Fronti Evropian.
A është në lojë përsëri edhe Ilire Dauti?
Gjithçka është në lojë, megjithatë pa pasur vendim zyrtar mendoj që nuk është korrekte të interpretoj alternativa të mundshme.
E përshëndesim dhe e urojmë këtë veprim sepse kështu ajo tregoi integritet. Nuk e di cila është logjika pas dhënies së dorëheqjes, të kërkojë përsëri të jetë në atë pozitë. Vetëm se ka shumicë për shkarkimin e saj të serishëm. Plenumi në fund vendosë nëse dikush do të shkarkohet apo jo. Nëse do Ilirja ta fillojmë këtë procedurë përsëri nga fillimi të votojmë mos besim atëherë në rregull, u shpreh Sashko Jançev – E Majta. /alsat.mk