Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli

Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve Bashkuara të Amerikës, qe një kohë është në njërën nga spitalet e Stambollit.

Pa dyshim se vjen një lajm fortë i mirë nga Stambolli i Turqisë.

Një lajm që me padurim e presim edhe dashamirët jo vetëm të sportit. Ish-boksieri Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve Bashkuara të Amerikës, qe një kohë është në njërën nga spitalet e Stambollit,  por gjendja e tij është shumë më e mirë.

“Gjendja e Azizit është shumë më e mirë dhe mjekët i kanë se brenda dy jave do të lëshohet nga spitali. Azizi është shtrënguar dhe po i tejkalon vështirësitë që ka pasur. Ai ka një përshëndetje për të gjithë, sepse e di se janë merakosur të gjithë për gjendjen e tij, por falë Zoti është shumë më mirë dhe e do fortë kombin shqiptar”, thonë familjarët e ‘Zizit’ për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Siç dihet ‘Zizi’ e ka pasur të dëmtuar pankreasin, por falë Zoti po i përmirësohet vazhdimisht.

“Azizi siç e dini ka qenë në gjendje shumë të rëndë por falë Zotit ka ndodhë një mrekulli. Ai po shërohet me sukses dhe pritet të kthehet nga Stambolli brenda dy jave.

Megjithatë, ai do të kthehet me 35 kilogram më pak, por e rëndësishme është se shëndeti i tij po përmirësohen dukshëm dhe kjo na gëzon tepër”, thonë familjarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme