Babai denoncon zhdukjen e së bijës: Erdhi nga Italia, por…

Një 24-vjeçare është denoncuar e zhdukur nga babai i saj, i cili ka kallëzuar në polici se e reja prej katër ditësh nuk ka shkuar në banesën e saj.


Rezulton që në datën 27 nëntor, ajo të jetë kthyer nga Italia, por nuk është paraqitur në shtëpi.Kështu, tre ditë më vonë, babai i saj, në datën 30 nëntor ka bërë kallëzim në Polici.

Blutë e kryeqytetit nuk japin të tjera detaje teksa kanë nisur hetimet për gjetjen e saj.

NJOFTIMI

Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme