Një burrë e ka lajmëruar në polici djalin e tij, pasi ia mori pa pëlqim pushkën e gjuetisë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, arma me pesë copë fishekë dhe një rrethore i janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Topanicë të Kamenicë.
“Fsh. Topanicë, Kamenicë 19.03.2024-12:05. I dyshuari mashkull kosovar në cilësinë e ankuesit ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar pa pëlqimin e tij i ka marr armën –pushkë gjuetie. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, arma me pesë copë fishekë dhe një rrethore i janë konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftim.