Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Pas takimit emocional me vajzën e tij Loredanën në shtëpinë e Big Brother, babai i saj pati një bisedë të drejtpërdrejtë edhe me Jozin, duke shprehur hapur mendimin e tij për lidhjen mes tyre.

Ai theksoi se nuk është dakord me zhvillimin e një marrëdhënieje romantike në një format televiziv, siç është Big Brother, dhe shprehu shqetësimin e tij në lidhje me këtë situatë.

“Qofsh i nderuar, i respektuar. Keni ardhur për një program televiziv, dhe pashë disa fragmente që nuk përputhen me programin ku jeni, me atë që keni nxjerrë në pah. Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, programin tënd. Nëse ju ka ndezur diçka, ka kohë që t’i shtyni më tutje ose t’i ndërprisni aty. S’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre aty. Jemi shqiptarë, ne kemi tradita”, u shpreh babai i Loredanës.

Në një ton të respektueshëm, Jozi i dha përgjigjen e tij, duke thënë: “E vlerësoj, do të mundohem”.

Ky takim solli një moment tensioni dhe reflektimi në shtëpinë e Big Brother, duke e vënë Loredanën dhe Jozin përballë një sfide të re: të kuptojnë se si lidhja e tyre shihet nga të afërmit dhe çfarë ndikimi mund të ketë mbi ta rrugëtimi në këtë lojë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme