Babai i Ramush Haradinajt: Kosova i ka borxh Ramushit!

Të emocionuar janë shfaqur prindërit e Ramush Haradinajt në këtë çaste kur po pritet votimi i qeverisjes së udhëhequr nga kandidati për kryeministër i koalicionit PAN.

Në një intervistë për Klan Kosova, babai i Ramush Haradinajt ka deklaruar se djali i tij ka dhënë shumë për Kosovë dhe se Kosova ia ka borxh, njofton portali Sakte.net
“Kosova i ka borxh Ramushit”, ka qenë deklarimi i babait të tij.

Prindërit e Haradinajt janë shfaqur optimist se në Kosovë do të ndryshojnë pozitivisht gjërat pasi që i biri i tyre të bëhet kryeministër.

Hilmi Haradinaj është babai i dy dëshmorëve të Kombit të vrarë për lirinë e Kosovës dhe i Ramush Hradinajt, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme