Detaje të rënda janë bërë të njohura nga vrasja me thikë e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, e cila dyshohet se është goditur nga ish-bashkëshorti i saj, Eduart Danaj 50-vjeç nga Vlora.
Mediat greke raportojnë se në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme edhe vajza e viktimës.
Ka qenë një banore e zonës e cila ka treguar për mediat, se kur kishte mbërritur në vendin e ngjarjes kishte gjetur në gjendje shoku edhe vajzën e viktimës duke folur në telefon dhe duke thënë se babai i saj ka vrarë nënën.
“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha ‘ndoshta është nëna ime’ dhe qante,” thotë ajo. “Ajo i tregoi një foto Policisë dhe kështu u identifikua si nëna e saj. Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe se babai i saj e kishte vrarë”, ka treguar një qyetare.
Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa për vajzën 40-vjeçares u shpreh se : “Ajo fliste në telefon dhe thoshte ‘më kanë vrarë mamin, kanë vrarë mamin’, ajo ishte shumë e tronditur. Thoshte ‘ndoshta babai im e vrau, e gjeti rrugës për në punë’.
Siç shpjegon ai, vajza me siguri në atë moment ka qenë duke folur me vëllain e saj dhe i ka thënë: “Babi e ka vrarë mamin”.
Kujtojmë se mediat greke raportuna se vikima ishte nënë e dy fëmijëve.
Tre denoncimet e viktimës
Më datë 04.03.2013 viktima ka bërë një fletëthirrje ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.
Më datë 18.09.2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.
Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku mjekësor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.
Më datë 07.05.2024, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, teksa po merrte gjykim të përshpejtuar për ditën e premte, 17 maj 2024.
Asaj i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe materiale të shtypura, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente.
Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte.



