E mitura përfundoi në spital pasi u pickua nga gjarpri në shkollë, procedohet administratori i firmës së dezinfektimit

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku në një shkollë private në Lundër, është pickuar nga gjarpri një vajzë.


Policia bën me dije se nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale E. H., 40 vjeç, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve.

Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër”, njofton policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme