Në qytetin e Pejës një baba së bashku me dy vajzat e tij kanë vjedhur një televizor.
“Pas një pune operative zhvilluar nga Policia, është identifikuar dhe lokalizuar, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili së bashku me dy vajzat e tij moshë e mitur në një Market kishte vjedhë një televizor dhe e kishte çuar në shtëpi”, thuhet në raportin policor.
Nga i dyshuari është konfiskuar televizori dhe i është kthyer pronarit.
Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes.