Babai plagos djalin me thikë dhe gruan gjate nje sherri ne familje, arrestohet nga Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
Sipas burimeve, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta.
Ata kane marre ndihme ne spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.