Babai i djalit që u mbyt dje në liqenin e Kasharit, u ka bërë apel drejtuesve të burgut që ta lejojnë të shkojë në varrimin e djalit. “Dua të shkoj në varrimin e djalit, do djeg burgun nëse nuk më lejojnë”, ka thënë ai. Por sipas autoriteteve të burgut, avokati e bëri kërkesën në orën 12:00 të ditës së sotme, nuk paraqitën certifikatë familjare dhe se varrimi i djalit ishte në 12 e 30, ndaj kërksa ishte e vonuar, raporton “News24”.
Gurakuqi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij 15vjeçare. Policia shkencore nëpërmjet analizës së ADN-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit. Vetë i akuzuari në prononcime të mëparshme ka akuzuar gruan dhe vajzën se e kanë sajuar gjithçka.