Babanë e nuses e godet rrufeja në mes të dasmës, ai rrëfen momentin e frikshëm (Video)

Askush nuk i ka qejf dasmat e qeta, por fjalimi i babait të një nuseje ishte pak më “elektrizues” seç duhej, në ceremoninë e mbajtur javën e shkuar.

 

Kjo pasi JP Nadeau u godit nga rrufeja në mes të fjalimit që po mbante në dasmën e të bijës, në New Brunswick të Kanadasë.

“Dhe sapo i thashë dhëndrit tim “je një djalë me fat” – Boom!”, tha ai për kanadezen CBC.
Përveç një shenje të vogël në gishtin e tij, përcjell Tvklan.al, Nadeau thotë se nuk pësoi dëmtim tjetër dhe dasma vijoi normalisht.

Ai shpjegoi se pak para nisjes së ceremonisë së zhvilluar më 8 korrik, kishin parë re, madje edhe një rrufe që kishte rënë përtokë pranë vendit ku ishin mbledhur.

“Kisha mikrofonin në dorë dhe një masë ra në sistemin e dëgjimit. Duart e mia u ndezën dhe pashë një xixë”, shpjegoi burri më tej.

 

Fillimisht të pranishmit u shtangën, megjithatë ky incident nuk i ndaloi që të vijonin me festimet. Babai i nuses u shpreh se ishte një dasmë shumë e bukur, ndonëse pranoi se për një moment ishte trembur vërtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme