Një 54-vjeçar është vënë nën pranga nga policia në Divjakë, pasi në bashkëpunim me djalin e tij, ka plagosur me thikë, një 23-vjeçar, për motive të dobëta.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë, ndërsa është shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasi me iniciale L. M., 27 vjeç.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin.
Ndërkohë, i plagosuri me iniciale A. M., 23 vjeç, raportohet se ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Në bashkëpunim me djalin e tij, plagosi me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e djalit të tij.
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin L. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin A. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.