Bahitiri: Muri të rrënohet nga ata që e ndërtuan!

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës do të rrënohet brenda muajit janar nga Qeveria e Kosovës.

 Bahtiri, duke e mbështetur rezolutën e miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për rrëzimin e murit në veri të vendit, konsideron se zgjedhja më e mirë është që muri të rrënohet nga ata që e kanë ndërtuar atë, pra nga pala serbe.“Unë e përkrahi rezolutën e miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e murit të ndërtuar në veri të Mitrovicës dhe kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të gjejnë mekanizma së bashku me Bashkimin Evropain, që ai mur të rrënohet prej atyre që e kanë ngritur atë dhe të mos na shkaktojnë tensione”, ka thënë Bahtiri, për “Gazeta Blic”

I pyetur nga “Gazeta Blic” nëse do të ndërmarrë ai ndonjë veprim, në rast se Qeveria e Kosovës nuk do të arrij t’i përmbahet afatit të caktuar në rezolutë për rrëzimin e këtij muri,  i pari Mitrovicës së Jugut, nuk mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se po i pret njëherë institucionet e vendit se çfarë po ndërmarrin ato karshi kësaj çështjeje.

“Unë mendoj që Qeveria e ka për obligim me largu atë, po e presim njëherë qeverinë. Ne do të shohim fillimisht se çfarë do të ndërmerr ajo për rrënimin e murit, pastaj mund të bisedojmë një herë tjetër, jo kësaj radhe”, tha ai.

 

Më tej, ai tregoi se muri i ndërtuar që më tepër se një muaj, ka shkaktuar tensione në komunën të cilën e drejton, tensione këto që siç thotë ai ka arritur t’i mbajë nën kontroll.

“Tensionet e shkaktuara në Mitrovicë pas ndërtimit të murit jemi duke i mbajtur nën kontroll, por unë kam besim se çështja e këtij murit mund të zgjidhet me presionin ndërkombëtar që t’i shtyjë ata që e kanë ndërtu atë muri që për mu është ilegal që ta bëjnë rrënimin e tij”, ka shtuar Bahtiri.

Ndryshe Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ditë me parë i tha “Gazeta Blic” se do të respektohet afati kohorë i caktuar në rezolutën e miratuar nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rrënimin e këtij muri, afat ky i caktuar jo me vonë se në muajin janar të këtij viti./GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme