Numri një i Mitrovicës, dhe dyshi në Aleancën Kosova e Re, Agim Bahtiri ka komentuar zhvillimet politike në vend.
Kur janë shtuar zërat se AKR-ja të cilës i prin Behgjet Pacolli do ta braktisë LAA-në për t’iu bashkuar PAN-it, Bahtiri ka thënë se beson që Qeveria do të formohet shumë shpejt.
“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetëra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë. Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt”, ka thënë Bahtiri.