Bajrami: Jemi pjesë e PAN, në Kuvend si grup i vetëm parlamentar

Kandidatja për deputete e NISMA-s për Kosovë, Valdete Bajrami ka thënë se partia e tyre do të përfaqësohet si grup i vetëm parlamentar, por se do të vazhdojnë të jenë pjesë e koalicionit PDK-AAK.

“Nisma për Kosovën në këtë legjislaturë do të ketë numër më të madh të deputetëve se sa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40% dhe do të përfaqësohet si grup parlamentar”, ka thënë Bajrami për klankosova.tv

“Nisma do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit dhe do të vazhdojë të përkrahë z.Haradinaj për Kryeministër të vendit”.

“Ne shpresojmë që shumë shpejtë do të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e z.Haradinaj. Dhe pas konstituimit të Kuvendit është e natyrshme që ne do të funksionojmë si grup parlamentar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme