Manza: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza

Në fillim të takimit Demolli  shprehi falënderimet  për përkrahjen e vazhdueshme  që NATO po i jep MFSK-së dhe FSK-së përmes ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT). Ai po ashtu me këtë rast falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s zotin Jens Stoltenberg   për letrën që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës zotit Isa Mustafa, ku janë identifikuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, e ku ne synojmë që të arrihet partneriteti i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s  në fushën e sigurisë. Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin  e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe  bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta. Temë me  rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se ne jemi të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim. Por siç po shihet  procesi ka ngelë edhe më tej kusht i vendimmarrjes politike,  e cila varet nga  votat e deputetëve serb e që  ngelet sfidë edhe për legjislaturën e ardhshme.

Në fjalën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama  foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor “Shqiponja – 6” që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve. Ai foli për aktivitet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë  në FSK e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja. Ai theksoi se transformimi i FSK-së po e pret vendimin politik, por  është me rëndësi të thuhet se ne po punojmë shumë që të jemi gati për atë ditë dhe për këtë kemi kryer përgatitjet e nevojshme si dhe planifikimet afatmesme dhe afatgjata.

Në fjalën e tij sekretari i përgjithshëm i MFSK-së zoti Shkelzen Sylaj u fokusua te përgatitja dhe nënshkrimi i strategjisë së MFSK-së për  komunitetet pakicë nga ministri Demolli, pastaj ai foli  për hartimin e strategjisë për ndërtimin e integritetit, për  planin aksional për ngritje të integritet, projekt  i cili po përkrahet nga shteti i Norvegjisë. Po ashtu ai foli për mundësinë që është krijuar për shkollimin e kadetëve të komunitetit serb në akademinë ushtarake të Maqedonisë dhe përfaqësimin e lartë gjinor në FSK dhe ministri.

Kurse, John Manza nga ana e tij shprehi kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së. Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s zotit Stoltenberg është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së. Po ashtu ai vlerësoi lartë punën e mirë dhe rezultatet konkrete  për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK.  Ndër të tjera në takim zoti Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes  ndryshimeve kushtetuese  dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt.

Manza në këtë takim shoqërohej edhe nga Drejtori i Ekipit Këshillues  Ndërlidhës të NATO-së për Ministrinë e FSK-së gjeneral Dietmar  Mosmann si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të NALT-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme