Në 19 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, analisti Bajrush Morina ka shkruar se ‘do të dëshironte t’i shihte një deputet të Kuvendit dhe bashkëshorten e tij me duar lidhur duke u nisur në Speciale’, për vrasjen e Malokut.
Ky ishte statusi i tij:
LUTJA IME PER DITEN E SOTME!
Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!
Kush jane ata e dijne me se miri:
– Zoti, i qofshim fale atij!
– Shpirti i Enver Malokut, e
– Dy te dyshuarit per kete vrasje!
Bajrush Morina ja huqe keq
Pas këtij statusi, ka reaguar deputeti Milaim Zeka i cili ka thënë se Morina ‘ia ka huqur keq’ sepse nuk ka në Kuvendin e Kosovës deputet që ‘është vrasës i Enver Malokut’.
Kështu reagoi Milaim Zeka:
Nuk ka vrases te Enver Malokut brenda Kuvendit
Ish kolegu im, Bajrush Morina, sot kur eshte dite zie per te gjithe ata qe e kane daahur, nderuar, respektuar e vleresuar Enver Malokun, doli me nje lajm bombe, duke thene qe “vrasesi i Enver Malokut eshte nje deputet i Kuvendit te Kosoves dhe grueja e tije”!
Me shume saktesi e di se ne kend po aludon Bajrush Morina, mirepo kjo nuk eshte e vertete. Eshte e vertete qe drejtesia nderkombetare ka punuar ne zbardhjen e ketij rasti, edhe te Sabri Hamitit, ama asnje deputet aktual nuk eshte i dyshuar per keto raste.
Enver Malokun e kam pas shef ne QIK nja 9 vite. Pse ka qene shume i zoti, shume i mençur e shume shqiptar, Serbia e vrau, permes mashave te veta ne Kosove!!!