Për më shumë se 7 vjet ishte Luli “nën hije!”
Kur doli prej “hijes”, tregoi se Luli i SHIK-ut është Kadri Veseli i PDK-së pa librezë zyrtare të partisë. Pasataj, “opa…” brenda natës u bë jo nënkryetar por zëvendëskryetar i PDK-së. Demek zëvendës i Hashimit!
Por Kadri Veseli prej se ka marrë drejtimit e PDK-së ka shënuar vetëm humbje e dështim.
Tri prej tyre janë më të mëdhajat.
Dështimi i parë në Drenas!
Pas 17 vjet dominimi me mbi 90 të votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Kadri Veselit do t’i has “sharra në gozhdë”.
Kandidati i Veselit, Ramiz Lladrovci, përveç se do t’i dhurojë opinionit disa deklarata “humoristike” do të detyrohet që të fitojë garën me balotazh.
Drenasi ishte humbja e parë politike e Kadri Veselit.
Dështimi i dytë më 11 Qershor!
Në kohën e Hashim Thaçit PDK-ja, në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014 mori 37 deputetë, 35 të Partisë Demokratike.
Në kohën e Kadri Veselit PDK-ja mezi arriti t’i fitojë 23 vende, madje falë kuotës femërore sepse ndrysho do të pësonte debakël. 9 femrat e PDK-së “ia zbardhën fytyrën” Kadri Veselit dhe PDK-së. Sot PDK është partia parlementare me më së shumti femra në grupin parlamentar dhe është partia që më së shumti ka humbur deputetë, minus 12 deputetë.
Dështimi i tretë, më 3 gusht!
Lodhë na kanë për dy muaj rresht. “I kemi numrat! Numrat janë, bile ma shumë se sa që na duhen! Institucionet do të formohen! Kuvendi do të konstituohet! Kadri Veseli do të zgjidhet kryetar I Kuvendit.”
Këto parolla politike i kemi mësuar përmendësh!
Por dje më 3 gusht PAN-i apo më mirë të themi Kadri Veseli u dorëzua! U vonua në seancës konstituitive. Kërkoi 2 orë pauzë. Nuk u kthye fare pas pauzës. Pasdite vonë dha një deklratë prej një “burrështetasi të vogël”. Tha” “Aman votone Ramushin se unë po tërhiqem!
Kadri Veseli është humbësi më i madh politik në këto 3 vitet e fundit.
Nëse vendi shkon në zgjedhjet të jashtëzakonshme dhe nëse PDK në krye më Kadri Veselin hyn në zgjedhje e vetme, atëherë PDK mund të përfundojë si parti e 4 apo e 5 politike në vend me vetëm një “fitore” të sigurt: Do ta kalojë pragun zgjedhor!