Më 6 gusht kryeparlamentari, Talat Xhaferi, shpalli datën kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale. Dy muaj e tetë ditë prej sot, thënë ndryshe më 15 Tetor, qytetarët e Maqedonisë do të mund të votojnë për kandidatët për kryetarë komune. Sipas asaj që thonë analistët, politikanët duhet të të analizojnë mirë kandidatët që do të propozojnë, pasi që në këto zgjedhje qytetarët nuk do të votojnë për subjektin politik, por për kandidatin më të kompletuar dhe më të përgatitur, shkruan Almakos.
Megjithatë, sipas analistit, Bashkim Bakiu, partitë politikë duhet vëmendje të veçantë t’i kushtojnë përzgjedhjes së emrave për këshilltarë komunal, sepse sidomos në komunat me shumicë shqiptare, niveli arsimor dhe intelektual i këtyre personave lë shumë për të dëshiruar.
“Ka edhe raste të cilat nuk janë publikuar, por nuk ka nevojë për shumë hulumtim për të kuptuar se Këshillat Komunal shqiptarë në disa komuna në nivelin arsimore, mund të thuhet se janë edhe më pak të arsimuarit në Evropë. Ky është argument I mjaftueshëm që përveç figurave kryesorë për kryetar komunë, rëndësi e veçantë duhet të ju kushtohet edhe Këshillave Komunal, i njëjti të përbëhet nga individë më të përgatitur që të krijohet transparencë gjatë funksionimit të komunave”
Qytetarët kanë të drejtë që të marrin pjesë në seancat e këshillit komunal, por sipas Bakiut, asnjë këshill në komunat me shumicë shqiptare, nuk I ka thirrur qytetarët për të diskutuar, madje këta të fundit kanë edhe të drejtë të propozojnë në lidhje me temën që diskutohet.
“Megjithatë shembuj të tillë në komunat shqiptare nuk kemi pasur aspak çka bën që të ketë transparencë më të ulët nëpër këto komuna. Pra ky është edhe argument shtesë për partitë politike që përveç drejtuesve të komunave rëndësi të madhe t’i kushtojnë edhe përzgjedhjes se këshilltarëve komunal që të jenë më të arsimuar, më të përgatitur profesionalisht, pasi që pjesën më të madhe të vendimeve në nivel komunal, I sjell dhe I diskuton këshilli.
Lidhur me aludimet me atë se LSDM-ja , në disa komuna, mund të kandidojë me emra shqiptarë, Bakiu thotë se nuk pret që të ndodhë diçka e tillë, pasi që pritshmëritë e shqiptarëve ishin më të mëdha ndaj LSDM-së, ndërsa veprimet e saj së fundmi nuk janë edhe aq të mirëpritura dhe shton se vota në zgjedhjet parlamentare për këtë subjekt politik më shumë ka qenë votë e urrejtjes se sa votë ideologjike.
Të njëjtin mendim për atë se si duhet të bëhen propozimet e merave për kandidat në këto zgjedhje, ndan edhe analisti Ismet Ramadani.
Ai shprehet se ka ardhur koha që edhe në Maqedoni në postin për drejtues komunash të propozohen emra të rinj, të cilët gëzojnë autoritet në zonën ku jetojnë dhe veprojnë, shkruan Almakos.
“Them se paritë duhet t’i tejkalojnë kornizat e ngushta partiake kur bëhet fjalë për kryetarë komune. Ta tejkalojnë pak veten dhe të kërkojnë resurse dhe emra edhe jashtë partisë, port ë cilët japin garanci me përgatitjet e tyre dhe me autoritetin që e gëzojnë në mjedisin që jetojnë, sepse ashtu komunat do të zhvillohen më mirë dhe rrjedhimisht do të përmirësohet standardi jetesës nëpër ato komuna”- tha analisti Ismet Ramadani.
Ky proces zgjedhorë ka gjithashtu shumë rëndësi për vendin, pasi që është testi i parë nga plani 3-6-9. Të njëjtat duhet të realizohen në mënyrë demokratike, të lira dhe të drejta.
Qeveria e Maqedonisë është zotuar se do të parandalojë shfrytëzimin e resurseve shtetërore në fushatën zgjedhore, si dhe do të angazhohet të parandalojë çfarëdo lloj presioni që mund tu bëhet të punësuarve në administratë. Megjithatë mbetet për t’u parë se sa do të arrijnë partitë politike që të respektojnë rregullat dhe të luajnë lojë të pastër./Almakos.com