Balde nuk e merr parasysh ofertën e Man Cityt, fokusi i tij është vetëm Barcelona

Manchester City ka paraqitur një ofertë marramendëse për Alejandro Balden, sipas Xavier Munoz i Mundo Deportivos.

Skuadra e Pep Guardiolës me sa duket po përpiqet të përfitojë nga situata e kontratës së lojtarit me Barcelonën pasi ai ende nuk është regjistruar si lojtar i ekipit të parë për shkak të kufizimeve të Barçës në Fair Paly-in Financiar.

Megjithatë, mbrojtësi 19-vjeçar e hodhi poshtë ofertën menjëherë pasi dëshiron vetëm të ketë sukses te klubi katalunas.

Sezonin e kaluar, Balde ishte në qendër të vëmendjes te Barça, duke zëvendësuar Jordi Alban dhe duke e bërë të tijën pozicionin e mbrojtësit të majtë.

I riu u paraqit 44 herë në të gjitha garat për ekipin fitues të titullit të Xavit, duke startuar në 36 ndeshje dhe duke kontribuar me gjashtë asistime.

Me ndihmën e tij, Barca u mburr me mbrojtjen më të mirë nga çdo ekip në 5 ligat më të mira të Evropës me 25 porta të paprekura në 38 ndeshje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme