Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO)

Nga vreshti, mes rreshtave të rrushit dhe në krah të një fermeri, Taulant Balla ka përcjellë një mesazh për protestuesit të cilët prej 104 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Me veshë rrushi në duar, Balla ka vënë përballë punën në bujqësi me protestën në Bulevard, duke ironizuar ata që kanë zgjedhur rrugën e protestës.

“Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrushi është këtu nëpër ara. Fermerët kanë nevojë për punëtorë, janë ca në Bulevard që rrinë çdo ditë kot. Ju doni njerëz për punë, ata nuk bëjnë”, është mesazhi i tij, duke iu referuar protestës ku kërkohet largimi i Ramës dhe qeverisë së tij.

The post Balla ironizon protestën nga vreshti: Këta janë njerëzit e punës, nuk ka veshë rrushi në Bulevard. Rrinë ca njerëz kot atje (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme