Një thirrje për bashkim kundër kësaj klase politike vjen nga një protestues në sheshin para Kryeministrisë.
Protestuesi kërkoi që SPAK të hetojë deklaratat e Ballës, duke pretenduar se ato bien ndesh me Kushtetutën dhe standardet demokratike. Ai i bëri gjithashtu thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë mandatin e deputetit, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij.
“Sa herë pushteti tregon forcë e arrogancë ne vetëm dyfishohemi e trefishohemi në këtë shesh. Për herë të parë në 35 vite, dikush ka bërë një deklaratë të paprecendentë ndaj nesh, taulant balla na ka quajtur terroristë. AI është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, është kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë nenin 30, ka shkelun konventën europiane të të drejtës së njeriut. Është e papranueshme që të quhemi terroristë nga një deputet. Kjo është një arsye edhe më e fortë që të qëndrojmë përballë këtij stheti kriminal.
The post “Balla na quajti terroristë”/ Protestuesi thirrjet SPAK: Të merret urgjentisht në hetim për shkelje të Kushtetutës. Jemi qytetarë të lirë, i kanë bërë llogaritë gabim appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



