Protesta para parlamenti është shoqëruar me tensione. Pas përplasjeve gjatë protestës, policia ka ndërhyrë me spraj me piper për të shpërndarë protestuesit. Por ajo që ka prekur edhe më shumë në protestë është një moment kur, i mituri me aftësi ndryshe dhe nëna e tij u prekën nga spraj me piper.
Siç shihet edhe nga pamjet , mes lotësh dhe e shqetësuar për djalin e saj me aftësi ndryshe, ajo thotë se është e trembur për djalin e saj.
“Dua të iki në shtëpi. Turp të kenë…Kam shqetësim për çunin i hodhën këto sprej syve”, ka thënë ajo.
https://www.instagram.com/reel/DbIik3QD-dc/?igsh=MXVudmw1YXVkbjJyMA==
The post VIDEOLAJM/ Pamje të trishta…E shqetësuar për djalin e mitur me aftësi ndryshe, nëna prek me fjalët: Na hodhën sprej, turp të kenë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



