Dhe në Tiranë sot janë takuar drejtuesit e tre shteteve më të korruptuara të këtyre hapësirave, mes të cilëve edhe ai i Maqedonisë që u dha pasaporta qindra kriminelëve më të njohur të botës, e për çka nuk mbajti përgjegjësi askush.
Pra në Tiranë kuvendojnë Presidenti i Serbisë, luftënxitësi i dalë nga kapota antishqiptare e Millosheviqit, Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë dhe, nikoqiri i tyre, Piktori, i cili e rrënoi Tetarin Kombëtar në Tiranë, por siç duket, do i ngre vetvetes përmendore në mes të Beogradit.
Nuk dua të vë shenjë barazimi, por me diçka, takimi i tre burrështetasve ballkanik në Tiranë, m’i rikujton kuvendet e ‘kryefamiljarëve’ mafioz, e të cilët mblidhen herë pas here, sa për t’ia puthur dorën dhe, sa për t’i shprehur besnikëri ‘kumbarës’ së tyre!/sakte.net