Ballkani i gjashtë ministrave, tre shqiptarë dhe tre serbë (FOTO)

Se sa të shpërndarë janë shqiptarët, tregojnë edhe fotot e takimit të Ministrave për Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nën ombrellën e Gernot Blumel, ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë në zyrën e Kancelarit Sebastian Kurc, tregon një detaj interesant, shkruan gazeta KOHA.


Nga gjashtë ministrat e Ballkanit, tre janë shqiptarë: Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për eurointegrime i Maqedonisë së Veriut, Dhurata Hoxha, ministre e integrimit e Republikës së Kosovës, si dhe Sokol Deda, zëvendësministër për Europë i Republikës së Shqipërisë, raporton KOHA. “Nuk ekziston alternativë për ardhmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO. Kjo paraqet ardhmëri të përbashkët, mundësi të vetme për Evropë stabile, të sigurt dhe me prosperitet”, shkruan në profilin e tij në Facebook, Bujar Osmani. Në këtë takim ka qenë edhe ministrja serbe për Integrime evropiane, Jadranka Joksimoviq, ministri për Evropë i BeH, Igor Crnadak, si dhe Zoran Jankoviç, zëvendësministër për Evropë i Malit të Zi. Në ndërkohë, nikoqir i takimit ka qenë ministri Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, Gernot Blume, si dhe ministri për Evropë i Rumanisë, Viktor Mikula, njëherësh kryesues i BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm./koha.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme