Interesi i ripërtërirë politik i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë forca e vetme që do të shtyjë rajonin përpara, por përgjegjësia për zbatimin e reformave në atë rajon dhe pajtimin duhet të vijë nga brenda, kryesisht nga autoritetet vendore dhe kombëtare.
Kështu thuhet në studimin e Shërbimit Kërkimor të Parlamentit Evropian.
Studimi i parë tematik në kuadër të projektit “Paqe dhe Siguri në 2018”, i bërë për nevojat e Parlamentit Evropian nga ana e organit analitik dhe hulumtues të këtij institucioni, i referohet Ballkanit Perëndimor dhe suksesit të BE-së në ndërtimin e paqes në atë rajon.