Deri në 150 milionë njerëz mund të bien në varfëri ekstreme, ose të mbijetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë, njoftoi Banka Botërore në parashikimin e saj të vrazhdë ekonomik, në varësi të masës së tkurrjes së ekonomive prej pandemisë së Covid-19.
Vendet me ekonomi të mëdha, mesatare do të kenë 82 përqind të të varfërve të rinj, duke përfshirë Indinë, Nigerisë e Indonezinë.
Banka Botërore llogarit se 110 milionë të varfër të rinj do të jenë në Azinë jugore dhe Afrikën nën-Sahariane.
Papunësia po rritet ndërsa ata që kishin arritur të kursenin diçka tani shikojnë sesi po u treten.
Ekspertët thonë se rekuperimi mund të nevojisë një dekadë, dhe kjo është një goditje e rëndë për njerëzit që e kishin nxjerrë veten e tyre nga varfëria për një jetë më të mirë./tch