Banka Popullore mban normën bazë në 4,25 për qind

Pasiguria e lartë në tregjet ndërkombëtare, rritja e çmimeve të energjisë dhe rreziqet e vazhdueshme inflacioniste kanë ndikuar që Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 4,25 për qind. Vendimi është marrë më 15 shtator, në mbledhjen e rregullt të Bordit Ekzekutiv.

Inflacioni vjetor në gusht arriti në 2,6 për qind, nga 2,3 për qind sa ishte një muaj më herët. Rritja e çmimeve botërore të naftës dhe energjisë ka filluar të reflektohet edhe në çmimet vendore, sidomos përmes komponentit energjetik. Megjithëse norma e realizuar e inflacionit është disi më e ulët nga projeksionet e prillit, banka qendrore vlerëson se është ende herët të konfirmohet një trend i qëndrueshëm i ngadalësimit të tij.

Rreziqet nga ambienti i jashtëm mbeten të larta. Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, si edhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, ka sjellë përsëri rritje të çmimeve të energjisë dhe vështirësi në zinxhirët e furnizimit. Këto zhvillime mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në inflacionin vendas, kërkesën për deviza dhe stabilitetin e tregut valutor.

Në fund të gushtit, rezervat valutore arritën në 5,101 miliardë euro. Sipas Bankës Popullore, ato ndodhen në zonë të sigurt dhe sigurojnë mbulim për rreth 4,5 muaj të importit të mallrave dhe shërbimeve. Ky nivel konsiderohet i mjaftueshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të denarit ndaj euros.

Tregu valutor ka qenë përgjithësisht stabil gjatë korrikut dhe gushtit, periudhë në të cilën banka qendrore ka blerë valuta të huaja. Megjithatë, kërkesa për deviza nga kompanitë mbetet e lartë, pjesërisht për shkak të kostove më të larta të energjisë. Në nivel vjetor, për shkak të shitjeve më të mëdha të devizave në fillim të vitit, Banka Popullore ka intervenuar me shitje neto të valutës së huaj.

Ekonomia vendore, nga ana tjetër, vazhdon të tregojë rezistencë. Rritja reale e Bruto Prodhimit të Brendshëm në tremujorin e dytë të vitit 2026 arriti në 4,3 për qind, më shumë se pritjet e projeksioneve të prillit. Rritja është mbështetur kryesisht nga investimet dhe aktivitetet ndërtimore në projektet e mëdha infrastrukturore.

Banka Popullore thekson se do të vazhdojë të ndjekë me kujdes zhvillimet ekonomike dhe financiare. Ajo mbetet e gatshme të përdorë të gjitha instrumentet e saj për të ruajtur stabilitetin e denarit, për të frenuar inflacionin dhe për të mbështetur stabilitetin makroekonomik e financiar. / Alsat.mk

The post Banka Popullore mban normën bazë në 4,25 për qind appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme