Kallëzim penal ndaj Mendi Qyrës për shkarkim dhe emërim të paligjshëm të drejtorit të shkollës

Gazetar: Miki Trajkovski

Policia e Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës Mendi Qyra për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se, në cilësinë e kryetarit të komunës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për arsimin fillor, ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme drejtorin e një shkolle fillore komunale, pas së cilës ka emëruar një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit.

 “Ai e bëri këtë edhe pse e dinte se personi i sapoemëruar nuk i ka plotësuar plotësisht kërkesat e përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor. Parregullsitë u përcaktuan edhe nga inspektimi i kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit” Thanë nga MPB

Kryetari i komunës Mendi Qyra, i cili ndodhet në një udhëtim pune në Amerikë, tha se do të flasë pas ditës së hënë

 Në maj të këtij viti, komisioni shtetëror i shkallës së dytë për vendosjen mbi procedurat administrative, procedurat e punësimit dhe mbikëqyrjen inspektuese, anuloi vendimin e Komunës për shkarkimin e ish-drejtoreshës së Shkollës së Mesme “Ibrahim Temo” në Strugë, Besime Jonuzi. BDI në Strugë thotë se kjo nuk është vetëm një çështje ligjore, por edhe një çështje e imazhit të Komunës dhe besueshmërisë së procesit arsimor.

 “Që në fillim, ne reaguam dhe paralajmëruam për procedurat e paligjshme në lidhje me shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve të rinj. Kemi informacione për parregullsi në disa shkolla. Fatkeqësisht, të gjitha reagimet tona ranë në vesh të shurdhër” – Thojnë nga BDI

Në prill të këtij viti, Qyra u akuzua gjithashtu për emërim të paligjshëm të një drejtori në Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizime, sepse ai mori vendim për emërimin e një drejtori në detyrë, edhe pse e dinte se ai nuk kishte arsimin dhe certifikatën e duhur për njohjen e gjuhës angleze dhe nuk plotësonte disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Kjo i mundësoi ish-drejtorit të përfitonte në mënyrë të paligjshme përfitime financiare bazuar në pagën dhe kontributet si drejtor. Në nëntor të vitit të kaluar, SPB e Strugës i kërkoi Gjykatës Themelore të Strugës të fillonte procedurë kundërvajtëse kundër Qyrës dhe Komunës së Strugës sepse, si organizatorë të shënimit të Ditës së Flamurit shqiptar, ata nuk e vendosën flamurin shtetëror. /Alsat.mk

The post Kallëzim penal ndaj Mendi Qyrës për shkarkim dhe emërim të paligjshëm të drejtorit të shkollës appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme