Gazetar: Miki Trajkovski
– Advertisements –
Banorët e disa fshatrave të rajonit të Strugës, të cilët frekuentojnë çdo ditë rrugën për në pikën kufitare Qafëthanë, sot mbajtën protestë, shkruan Alsat.
Ata kanë bllokuar trafikun për gjysmë ore. Thonë se rruga është në gjendje të mjerueshme. Me çdo shi të dendur hapen gropa të mëdha dhe shteti prej vitesh vetëm premton se do e rregullojë.
Qeveria ka disa vite që premton rindërtimin e rrugës ekzistuese. Së fundmi, Agjencia për Rrugët Shtetërore premtoi se ndërtimi do të fillojë në fund të vitit 2020. U premtua për në mars dhe më pas për në maj të vitit të kaluar, por asgjë nuk ndodhi. Banorët paralajmërojnë protesta të reja para Vitit të Ri./ Alsat.mk