Banorët e “5 Majit” protestojnë sërish para Kuvendit! Nënë Liza i bën thirrje gjykatës: Lironi fëmijët tanë nga burgu

Banorët e 5 Majit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit kanë dalë sërish në protestë përpara parlamentit. Ata kërkojnë drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre, transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe dhe kërkojnë gjithashtu lirimin e 5 të arrestuarve gjatë përplasjeve të 5 Maji.


Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe nënë Liza, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmur, me tension. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! Ti lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi.”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme