Çfarë po ndodh pranë Ambasadës Ruse në Tiranë? Dikush çon një tufë me lule ditën kur Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës

Fotoja që shikoni është shkrepur pak minuta më parë tek Ambasada e Rusisë në Tiranë. Gjithçka aty rrotull duket e qetë, ndërsa Moska zyrtare nisi sot ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.


Por në një foto, fotografi i Gazeta Shqiptare ka fiksuar momentin kur dikush ka çuar një tufë me lule te dera e ambasadës, si për ironi të fatit, pikërisht në ditën kur ky shtet nisi pushtimin e Ukrainës.

Personi i panjohur i cili dergoi lule te dera e Ambasades Ruse ne Tirane
Personi i panjohur pak momente para se te dergonte lulet te dera e Ambasades Ruse ne Tirane
Ambasada e Rusise ne Tirane
Qytetari duke lene lulet ne deren e Ambasades ruse

Kujtojmë që Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin rus të Ukrainës dhe deklarata të forta ka pasur nga zyrtarët dhe politikanët më të lartë të vendit tonë.

Ndërkohë, nëse shohim profilin zyrtar të Ambasadës ruse në vendin tonë vëmë re se postimi i fundit ka qenë ditën e djeshme, ku njoftohej se me dekret të Presidentit Putin, Rusia ka zyrtarizuar marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Doneckut dhe Republikës Popullore të Luganskut në nivel ambasadash.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme