Banorët e banesave në Dardani, të dëshpëruar mbesin në rrugë (Foto)

Përveç largimit të banorëve nga banesat ku ishin strehuar tash e 17 vjet, atyre po ua largojnë edhe gjësendet e tyre.

Banorët që po largohen nga Policia në lagjen Dardania në Prishtinë, kanë mbetur të dëshpëruar në rrugë duke pritur çfarë po ndodhë. /lajmi.net

(I plotësuar) Punëtorë të angazhuar janë duke  i hequr orenditë nga banesat e banorëve dhe po i bartin me kamionë. Nga vendi i ngjarjes mësohet se ka banorë të lënduar dhe të arrestuar.

Këta banorë ishin të strehuar tash e 17 vjet në këto banesa që kanë qenë të ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishin të dedikuara për refugjatët serbë nga Bosnja./KosovaPress/

***

Gjendja në lagjen “Dardania” në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar pasi me vendim të Gjykatës 130 familje po largohen nga banesat e uzurpuara.

Ndërkohë, Express raporton se një grua është alivanosur.

Gjykata ka vendosur që nga sot 130 familje t’i lirojnë banesat e tyre në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e tyre.