Kadaj-Bujupi: MSA-ja ia ka humbur Kosovës 25 milion euro

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në debatin për MSA-në që në këto momente është duke u zhvilluar, ka deklaruar se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim ka shumë probleme me vete.

Kadaj –Bujupi thotë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje nuk nënkupton avancim politik.

“MSA ka probleme. Së pari nuk ka përfitim politik, kosova ende nuk njihet si shtet nga disa shtete të Evropës. Pra nënshkrimi i MSA-së nuk nënkupton avancim për integrim dhe viza. Marrëveshja nuk do të ratifikohet nga parlamentet e vendeve tjera anëtare të Evropës. 25 milion ka humbje nga MSA-ja.