Burra, gra, pleq e fëmijë janë nisur nga Hadja e Obiliqit me vetura, traktorë e autobusë për të protestuar para Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor.
Me anë të protestës e cila mbahet në orën 13:00 ata do të kërkojnë kompenzim nga KEK për shpronësim të tokave të tyre, pasi Hadja është shpallur zonë me interes të veçantë ekonomik, njofton Klan Kosova.