Një trup i pajetë u gjet gjatë ditës së sotme në një tokë në fshatin Kuç të Shkodrës. Ishin banorët e zonës të cilët kanë pikasur kufomën, e cila rezulton të jetë e dekompozuar.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, kufoma është e seksit mashkull, rreth 1.70 cm
dhe kanë nisur procedurat për ta identifikuar atë. Kjo pasi pranë kufomës nuk është gjetur asnjë mjet identifikues.
Kufoma e dekompozuar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe pritet ku pritet të mësohet nëse është vrarë, apo vdekja ka qenë natyrale.