Një familje shqiptare u depërtua nga Gjermania, por diçka e tillë ka ngjallur reagimin e komunitetit vendas atje. Familja jetonte në distriktin Plon, ku është mbajtur një tubim për të kundërshtuar këtë deportim. Shkak është bërë fakti se autoritetet lokale kishin bërë një gabim gjatë procesit të shqyrtimit të dojses së lejes së qëndrimit të familjes shqiptare. Këta të fundit javën e kaluar u deportuan në Shqipëri.
Familja shqiptare ka apeluar, por ende autoritetet më të larta nuk kanë marrë mendim, ndërkohë që familja shqiptare në mes të natës u deportua drejt Shqipërisë. Zëvendësi i Komisionerit për Refugjatët, Torsten Döhring, Këshilli për Refugjatët Schlesëig-Holstein dhe disa organizata të tjera kanë kërkuar kthimin e familjes në Gjermani deri në momentin kur dosja e tyre të përfundojë së shqyrtuari. Gjithashtu është kritikuar dhe dëbimi i familjes me 4 fëmijë në mes të natës.
Një zëdhënës i distriktit të Plon pranon gabimin administrative, por nuk pranon kërkesën për kthim të përkohshëm të familjes. Ndërkohë SSchlesëig-Holstein magazine është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar sërish emision historisë së familjes shqiptare, duke sjellë dëshmi të banorëve të komunitetit të cilët tregojnë se familja ishte integruar mjaft mirë në shoqërinë gjermane.