Barcelona bën ofertë zyrtare për Dani Olmon

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se i ka paraqitur RB Leipzigit një ofertë zyrtare për yllin spanjoll, Dani Olmon.

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Ferran Martinez, Barcelona i ka bërë RB Leipzigut një ofertë për Olmon që arrin 60 milionë euro që është edhe klauzola e tij e lirimit,

Pas Martinezit, një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari tjetër kredibil dhe i afërt me Barcelonën, Gerard Romero.

Oferta e Barçës thuhet se përfshin një tarifë fikse dhe bonuse, të cilat së bashku arrijnë në shifrën e klauzolës prej 60 milionë eurosh.

Megjithatë, RB Leipzig nuk ka gjasa të pranojë ofertën pasi ka klube të tjera të interesuara që me sa duket mund të bëjnë një ofertë fikse prej 60 milionësh.

Gjithsesi, ideja e Barcelonës është të nënshkruajë me Nico Williams dhe Dani Olmo këtë verë, dhe do ta bëjnë të pamundurën.

Mesfushori sulmues shënoi 13 gola në 25 paraqitje për RB Leipzig sezonin e kaluar, duke performuar gjithashtu shumë mirë në Euro 2020.

26-vjeçari Olmo ishte pjesë e La Masia nga viti 2007 deri në 2014.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme