Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar të martën transferimin e talentit gjerman, Noah Darvich.
16-vjeçari i është bashkuar Barcelonës nga skuadra e dytë e Freiburgut, ndërsa vlerësohet si talenti më i madh në Gjermani.
Darvich ka firmosur kontratë trevjeçare me Barcelonën dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 1 miliard eurosh.
Thuhet se Barça ka paguar 5 milionë euro për kartonin e tij. Darvich luan në rolin e mesfushorit ofensiv, ndërsa si lojtar është zhvilluar në akademinë e Freiburgut.
Edhe pse është transferuar te Barcelona, Darvich në edicionin e ri, do të luajë për ekipin e dytë të Barçës për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe për të qenë gati për ekipin e parë në të ardhmen e afërt.
Ai ka edhe 16 ndeshje të zhvilluara me ekipin U17 të Gjermanisë për të cilin ka shënuar 5 gola deri më tani.
Në garë për transferimin e tij, ishin edhe Chelsea, Manchester City e Paris Saint-Germaini por Darvich zgjodhi Barcelonën për ta vazhduar karrierën.