Bardhyl Mahmuti bën “zbulim epokal”, thotë se dallon mjekra prej leshit!

Politologu dhe ish kryetari i BDSH – së, Bardhyl Mahmuti ka bërë një “zbulim epokal”. Ai në rrjetin e tij social ka bërë një krahasim të patriotëve dhe figurave të shquara jo për veprat e tyre, sa për mjekrat që ata kanë pasur, transmeton portali Sakte.net. Për më tepër lexojeni të plotë statusin e tij.

“Dallon mjekra prej leshit!

Të dashur miq,
Mjekër kanë mbajtur edhe Skënderbeu, Ali Pashë Tepelena, Naim e Abdyl Frashëri, Çerçiz Topulli e Mihal Grameno, Mulla Idriz Gjilani e Memet Gegë Tetova, Papa Kristo Negovani e Fan Noli dhe mijëra e mijëra atdhetarë të shquar deri te Komandanti Legjendar, Adem Jashari!
Ata, që për pikëpamje ideologjike apo religjioze, të huaja për interesat tona kombëtare, e mbulojnë fytyrën me lesh, ata jo vetëm që nuk kanë asgjë të përbashkët me veprat e atdhetarëve tanë, por, as me mjekrat e tyre!
Prandaj, të mos e ngatërrojmë mjekrën me lesh!
Me respekt
Bardhyli”/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme