Bari, kapen 700 kg marijuanë nga Shqipëria me vlerë 5 mln euro (Video)

Mbi 700 kg marijuanë janë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia italiane e provincës së Barit.

Lënda narkotike sapo ishte zbarkuar nga një mjet lundrues me prejardhje nga Shqipëria identifikuar gjatë natës nga një helikopter i rojes bregdetare italiane.

Pasi kishte mbërritur në tokë ngarkesa e drogës është transportuar me automjet drejt një vile në komunën Torre a Mare në provincën e Barit.

Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e transportimit të drogës e në orët ee para të mëngjesit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin italian Renato Colasuonno, 64 vjeç , një trafikant i njohur droge e i dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Ndaj tij rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe aktualisht gjëndet në burgun e qytrtit të Barit deri në pritje të procesit gjyqësor.

Sipas informacioneve të para të policisë italiane, ky operacion antidrogë ka nisur pas mesnatës, kur helikopteri i Rojes bregdetare të Barit ka identifikuar në mes të detit mjetin lundrues me një person në bord e i ngrakuar me thasë të dyshimtë.

Forcat italiane të rendit kanë ndjekur në fshehtësi tërë lëvizjet e mjetit lundrues, Sapo ka mbërritur në tokë lënda narkotike është transportuar në njjë vilë të braktisur në komunën Torre a Mare të provincës së Barit.

Italiani 64 vjecar Renato Colasuonno është arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Në treg marijauna e sekuestruar do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme