Basha: Ka vetëm një zgjidhje, pakt kombëtar politik

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur sot nga “Çadra e Lirisë” ka bashkëbiseduar me aleatët për qëndresën popullore në ditën e 61-të, për votën e lirë e të ndershme dhe ka ofruar si zgjidhje paktin kombëtar për të zgjidhur ngërçin politik.

Më tej Basha tha se, Repupublika e Vjetër është një komplot ekonomik, një teatër me kukulla, maska dhe fasada dhe qëllimi është të mbulojë vjedhjet që u bëhen 3 milion shqiptarëve dhe kjo është demokracia fasadë. “Ka tre ditë që debatojmë se çmimi i energjisë është rritur dhe ai thotë është ulur, por në fakt 75% e shqiptarëve e paguajn energjinë më shtrenjtë dhe çmimi është rritur me 24 %. Për biznesin çmimi energjisë u rrit me 20%. Sot shqiptarët paguajnë më shumë energji se të gjithë vendet e rajonit përveç Malit të Zi”, tha Basha.

Po ashtu Basha tha se, “sonte në mesnatë skadon afati i regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje. Rama thotë se po ndryshon datën për të mirën tonë. Zgjedhje të lira dhe të ndershme do të këtë vetëm me qeveri teknike. Ke vetëm një zgjidhje bashkoju një pakti kombëtar politik për të mirën e qytetarëve sepse është rruga e duhur dhe e ndershme. Ti hapim rrugë dialogut se sheshet do të mbushen me qytetarë. Zgjidhja e vetme është qeveria teknike, ne nuk tërhiqemi dhe do ta fitojmë betejnë me çdo kusht”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme