Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat. Ai thotë se këtë e ka parim, dhe se mban përgjegjësi që nuk ka bashkëpunuar me bandat. Ndërkohë ai kërkon që të vijohet rruga që është nisur edhe pse të zemëruar për masakrën zgjedhore të 25 prillit, por shton se demokratët janë gati qv zemërimin ta kthejnë në energji për të luftuar dhe fituar betejën.
‘’Bashkëpunimi me bandat nuk u lejua nga unë në zgjedhje. Dhe këto janë parimet e mia. Kjo është përgjegjësia ime nëse njihet si përgjegjësi, që me bandat s’kam bashkëpunuar.
Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.
Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkërisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë.’’- tha Basha./Ballkanweb