Basha paralajmëron “non grata” për Metën dhe Ramën: 2 brinjët e Bermudës do jenë aty shumë shpejt

Në konferencën me gazetarët, Lulzim Basha u shpreh se radhën për t’u shpallur “non grata” pas Sali Berishës e ka Edi Rama dhe Ilir Meta.

I pyetur se a do ishte i gatshëm të kandidonte përballë Sali Berishës dhe t’ia linte në dorë fatin e kryetarit anëtarësisë të PD-së, Basha tha se e vetmja konkurrencë që ka Sali Berisha është me dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës.

“Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur “non grata”. Ai është i vetmi konkurrim që ka Sali Berisha sot. Kush tjetër do jetë në atë listë. Me sa di unë shumë shpejt njëra pas tjetrës edhe brinjët e tjera do jenë aty. Ja ka kaluar pak Sali Berisha. Jam i bindur që koha do jetë ilaçi më i mirë edhe për dy brinjët e tjera. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë për Shqipërinë. Kështu që nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës”, tha ai.

“Berisha ka vetëm konkurrencë me brinjët e Trekëndëshit të Bermudës. Rama këtë halla ka sepse humbi kartën e madhe, Berishën tundte me ato billbordet e mëdha që nxirrte me Berishën dhe Metën. Këta të tre mbajnë njëri-tjetrin. Jo më kot i thash tubimit “Rama-Meta-Berisha”. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. E ka kaluar pak Berisha sepse duhet të ishte dikush tjetër non grata sot, por jam i bindur se koha do të jetë ilaçi më i mirë edhe për dy brinjët e tjera. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë. Ka një konkurrencë për non grata dhe në pol position është Berisha, që fatkeqësisht filloi me ish-kreun e PD-së, por jam i sigurt që ky është vetëm fillimi”, shtoi ai./oranews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme