Basha për protestën e nesërme: As luftë e as spektakël

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se nesër parashikohet që të ketë një numër rekord qytetarësh në sheshin “Skënderbej” për t’i thënë “jo”, varfërisë, krimit dhe korrupsionit.

Pas takimit me aleatët, Basha u shpreh se protesta e nesërme e opozitës do të jetë një festë familjare dhe jo një ‘luftë’.

“Jemi në përditësim të lajmeve nga i gjithë vendi, që flasin për një pjesëmarrje gjigante, rekord në protestën e nesërme. Sot kam një marrëdhënie të re në krahasim me 6 muaj më parë mes pushtetit e qytetarëve, – deklaroi Basha në një dalje për mediet. – Kam vendosur ekonomnë në funksion të protestës, pavarësisht nga bindjet politike, kjo është arsyeja pse nesër në shesh do dergjen qindra e mijëra demokratë e socialistë. Një protestë që shpall shumicën dërmuese të qytetarëve për të çliruar drejtësinë, ekonominë nga krimi, nga një pakicë që i ka blerë zgjedhjet e qershorit dhe që janë sot pengesa për Shqipërinë evropiane, për arsimin, shëndetësinë, të ardhmen e rinisë, punësimin e rinisë”.

Basha premtoi se do të jetë me gjithë familjen e tij në shesh për të protestuar kundër padrejtësive që ka shkaktuar sot pushteti i kryeministrit Rama.

“Unë do jem me familjen time, nuk do jetë luftë, as spektakël, do jetë një protestë që nuk do lejojë realitetin e banditëve në qeveri. Ejani të gjithë, mos rrini në shpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur e të heshtur para padrejtësive, – vijoi kryedemokrati. – E nesërmja, do të jetë dita e shpalljes së bashkimit më të madh të shqiptarëve, përballë një pakice që s’ka rrugë tjetër, veç se të lagohet përmes një qeverie antimafie, për t’i dhënë shqiptarëve një të ardhme për të gjithë”, – theksoi ai.

Ndërkohë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i ka bërë thirrje ministrin të Brendshëm Fatmir Xhafaj të tërheqë deklaratat e Policisë së Shtetit për masa kundër provokimeve dhe dhunë nga organizatorët e protestës.

“Kjo tregon që Rama ka frikë. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të protestojnë për të gjithë fëmijët e tyre që po shkojnë në eksod. Nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të bëhet nga provokatorët e Ramës, – theksoi Kryemadhi. – Edhe ne do marrim masa të mos biem pre e provokimeve. Ministri i Brendshëm duhet të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon Policia e Shtetit, se do përballet me qytetarët shqiptarë. Do jetë një protestë madhështore, pasi do protestojnë të gjitha shtresat e shoqërisë kundër padrejtësive të këtij pushteti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme