Nga Lulzim Basha
Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare.
Kur çirakut të Kryeministrit, i del emri në përgjimet e mafies italiane – kur tokat e kryeqytetit jepen ryshfet sepse çiraku i Ramës ka “lidhjet e duhura” – kur faktet për lidhjet e ministrave Tahiri dhe Xhafaj me krimin apo të Erion Veliajt me mafian bëhen publike, është e qartë se ai që drejton kupolën është Edi Rama! Ky është Kryeministri i shqiptarëve dhe këta janë miqtë e tij të lidhur me botën e krimit dhe mafies!
sakte.net